Ballina Bota

GJERMANI – Scholz: Do të rifillojmë bisedimet në formatin e Normandisë për të ulur tensionet në Ukrainë

BERLIN, 13 janar /ATSH-DPA/ Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk trembet nga mungesa e progresit në bisedimet me Rusinë këtë javë, ndërsa bëri thirrje për dialog të mëtejshëm përballë tensioneve të rritura për Ukrainën.

“Gjithçka duhet bërë së bashku për të ulur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës”, tha Scholz pas bisedimeve me kryeministrin holandez Mark Rutte në Berlin.

Lideri gjerman la të nënkuptohet se, së shpejti mund të ketë një takim negociatorësh nën të ashtuquajturin formatin e Normandisë, i cili bashkon Ukrainën dhe Rusinë me Francën dhe Gjermaninë si ndërmjetës.

Si Scholz ashtu edhe presidenti francez Emmanuel Macron janë përpjekur disa herë për të rinisur bisedimet në formatin e Normandisë . “Ne jemi shumë të lumtur që së shpejti edhe negociatorët nga të katër anët do të takohen përsëri për të filluar bisedimet përgatitore”, shtoi ai.

Këtë javë janë zhvilluar takime mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, NATO-s dhe Rusisë dhe brenda Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të gjitha me qëllim për të zbutur krizën në kufirin me Ukrainën. //a.i

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTemperaturat nën zero në Pukë, Gjonaj: Dru zjarri dhe ushqime për të moshuarit që jetojnë vetëm
Artikulli tjetërRehabilitimi i fushës sportive Laprakë, shpronësohen pronarët