TIRANË, 12 janar/ATSH/ Menaxhimi i mbetjeve ishte në qendër të takimit të zhvilluar nga Komiteti Ndërministror i Menaxhimit të Mbetjeve.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e pranishme në mbledhje, tha sot se “e bashkëndajmë me të gjitha ministritë prioritetin dhe ndjeshmërinë për mjedisin, si në terren e po ashtu në përgatitjen e nismave ligjore e financiare”.
“Për këtë u mblodhëm me kolegë të ministrive të tjera në takimin e parë për këtë vit të Komitetit Ndërministror të Menaxhimit të Mbetjeve, që drejtohet me shumë energji nga zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit Almira Xhembulla. Sepse jo secili më vete, por vetëm të koordinuar bashkë e arrijmë qëllimin për të hyrë në një fazë të re të menaxhimit të mbetjeve e ku tanimë vendimet bazohen në Strategjinë Kombëtare të Mbetjeve dhe në Masterplanin e miratuar në vitin 2021”, theksoi Kumbaro.
Gjatë viteve të fundit në Shqipëri menaxhimi i mbetjeve është prioritet i qeverisë dhe bashkive.
/k.s/a.a/r.e/






















