Ballina Bota

SHBA – WSJ: Hillary Clinton sërish kandidate presidenciale?

NJU JORK, 12 janar /ATSH-ANSA/ – Ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, mund të rikthehet në garën e vitit 2024 pasi rrethana të ndryshme kanë krijuar një vakum në lidershipin e Partisë Demokrate në SHBA.

Kjo hipotezë është pasqyruar në editorialin e gazetës së njohur ”Wall Street Journal” nga Douglas Schoen dhe Andrew Stein, sipas të cilëve, ish-sekretarja e Shtetit ka shanse të jetë kandidatja demokrate në presidencialet e vitit 2024.

“Nëse demokratët do të humbnin kontrollin e Kongresit në 2022, Clinton mund ta përdorë humbjen si bazë për të aplikuar”, thonë Schoen dhe Stein duke iu referuar dyshimeve të mundshme për një rizgjedhje të Joe Biden dhe një popullariteti të ulët të Kamala Harris.

“Nëse demokratët duan një shans për të fituar presidencën në 2024, Clinton mund të jetë alternativa e tyre më e mirë’’, shtuan autorët./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKorridori 8, thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Artikulli tjetërKumbaro: Fazë e re e menaxhimit të mbetjeve