Korridori 8, thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Presidenti Ilir Meta, në kuadër të vizitës në Maqedoninë e Veriut, zhvilloi sot një takim me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Meta informoi se në takim u shkëmbyen “vlerësime të vlefshme për zhvillimet në vendet tona, me fokus përshpejtimin e proceseve integruese që mundësojnë çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian”.

“Vlerësuam së bashku se zbatimi i projektit madhor të Korridorit 8, do të lidhë më shumë vendet tona dhe do të jetë thelbësor për një të ardhme më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

/m.m/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.