Ballina Ekonomi

Rama: 266 familje në Manzë në apartamentet e reja

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Rreth 266 familje në Manzë, Durrës, për pak ditë do të hyjnë në apartamentet e reja.
Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili ndau pamje nga pallatet e përfunduara në Manzë.
“Mirëmëngjes dhe me jetën e re që nis për pak ditë plot ngjyra për 266 familjet e Manzës që humbën strehën nga tërmeti, ju uroj të gjithëve një fundjavë të bukur”, thekson Rama.

Lagjja e re ofron standardet më bashkëkohore të sigurisë dhe cilësisë në ndërtim, me hapësira të bollshme banimi, zonë të gjelbëruar, trotuare dhe ndriçim.

Në lagje do të jetë edhe kopshti dhe shkolla 9-vjeçare. Për kantierin e lagjes së re u angazhuan rreth 500 punëtorë, për të bërë të mundur që në mesin e janarit familjet të hyjnë në apartamentet e reja.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – ”Amnesty International”: Biden të mbyllë kampin e Guantanamos
Artikulli tjetërPolicia e Shtetit: Gati të ndërhyjmë në selinë e PD-së, deputetët kërkuan ndihmë