Ballina Bota

OMICRON – Britania e Madhe lehtëson rregullat e udhëtimit

LONDËR, 5 janar /ATSH-ANSA/ – Nuk do të ketë më teste të dyfishta negative për ata që udhëtojnë ose kthehen në Britaninë e Madhe, vendosi qeveria britanike e kryeministrit, Boris Johnson.

Detyrimi i një testi të dyfishtë negativ për udhëtarët, një i bërë në vendin e origjinës jo më herët se 48 orë nga nisja dhe një në ditën e dytë të mbërritjes, ishte vendosur vetëm muajin e kaluar në përpjekje për frenimin e Omicron.

Por, tashmë, këto norma janë rishikuar sepse ky variant tashmë është bërë dominues në ishull, si në shumë vende të tjera.

Rregulli i ri parashikon që vetëm detyrimi i një tamponi molekular të kryhet në vend pas mbërritjes, të paktën për personat që kanë përfunduar dozat e vaksinave.

Ky është një lehtësim i mirëpritur për transportuesit ajrorë si dhe për industrinë e turizmit në përgjithësi, të cilët kanë kritikuar ashpër shtrëngimin e vendosur në dhjetor./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARRSH riparon segmentin Kavajë-Rrogozhinë
Artikulli tjetërShfaqjet “Coriolanus” dhe “Unë Mefisto”, nisin sezonin e ri artistik