Ballina Flash

Nxënës të 16 shkollave, pjesë e programit “Shkollat si qendra komunitare”

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Nxënës të 16 shkollave në të gjithë Shqipërinë marrin pjesë në programin “Shkollat si qendra komunitare”.

Ky program mbështetet nga ambasada e SHBA dhe zbatohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Ambasada e SHBA bëri të ditur sot se, “nisma ‘Shkollat si qendra komunitare’ ndihmon në nxitjen e zhvillimit të shëndetshëm, të sigurtë dhe të qëndrueshëm të të rinjve dhe komuniteteve lokale përmes një qasjeje aktive me përfshirjen e shumë palëve”.

“Nxënës të 16 shkollave në të gjithë Shqipërinë marrin pjesë në këtë program, i cili mbështetet nga Ambasada e SHBA dhe zbatohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim”‘, theksoi ambasada e SHBA, e cila publikoi edhe një video nga aktivitetet e këtij programi. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Baerbock: Rusia u vetëpërjashtua nga G7-a
Artikulli tjetërCertifikohen kursantët e rinj të Patrullës së Përgjithshme