Ballina Bota

GJERMANI – Baerbock: Rusia u vetëpërjashtua nga G7-a

BERLIN, 30 dhjetor /ATSH-ADPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock deklaroi se nuk e sheh Rusinë t’i bashkohet Grupit të Shtatë vendeve të industrializuara në  një të ardhme të afërt.

”Është padyshim shumë e dhimbshme që Rusia e përjashtoi veten nga ky grup duke aneksuar Krimenë”, theksoi ajo duke iu referuar veprimeve të Moskës në gadishullin e Detit të Zi në vitin 2014.

“Për momentin, nuk është e parashikueshme se kur Rusia do të jetë në gjendje të kthehet në këtë grup dhe përshkallëzimi aktual nuk e bën situatën më të lehtë”, theksoi Baerbock.

”Pas veprimeve agresive të Rusisë në vitin 2014, ishte e drejtë të bëhej e qartë se mbi këtë bazë nuk ishte e mundur të vazhdohej thjesht axhenda e politikës ekonomike”, shtoi ajo.

G7 përfshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Japoninë.

Gjermania do të marrë presidencën e radhës të G7-s nga Britania e Madhe më 1 janar./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistria e Shëndetësisë vlerëson përkushtimin e punonjësve
Artikulli tjetërNxënës të 16 shkollave, pjesë e programit “Shkollat si qendra komunitare”