Ballina Ekonomi

Rindërtimi, 20 milionë lekë për shpronësimet në Thumanë

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Është botuar në Fletoren Zyrtare, kërkesa e Agjencisë Shtetërore për Shpronësim “Për shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, në funksion të procesit të rindërtimit në zonën 1/1 të re për zhvillim, në Njësinë Administrative Thumanë, Bashkia Krujë”.

Personat e prekur nga ky shpronësim dhe/ose për shkëmbim, për interes publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak, të llogaritur si: Për pasuritë e llojit “arë” bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.

Kërkesa për disa shtesa dhe ndryshime në VKM-në nr. 528, datë 24.6.2020, për interes publik, në funksion të procesit të rindërtimit, parashikon një fond prej 20,611,147 (njëzet milionë e gjashtëqind e njëmbëdhjetë mijë e njëqind e dyzet e shtatë) lekë, për lidhjen e marrëveshjeve/kontratave të shkëmbimit, mes pronarëve të shpronësuar dhe njësisë zbatuese. /j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Pandemia e pashmangshme që nga 1997-a
Artikulli tjetërShqipëria, miqësore me Spanjën më 26 mars