Ballina Ekonomi

Ulen kostot për transfertat ndërbankare në euro

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, sistemi kombëtar i pagesave në monedhën europiane uli kostot e komisioneve për transfertat ndërbankare në euro.

Aktualisht, transfertat në euro mund të bëhen vetëm përmes llogarive që bankat shqiptare kanë në banka korrespondente jashtë vendit.

Kjo krijon një lloj paradoksi, sepse për të transferuar euro mes dy bankave që fizikisht mund të jenë pak metra larg njëra-tjetrës transaksioni duhet të kalojë nga Frankfurti, Vjena apo Milanoja që kërkon edhe kosto shumë më të larta krahasuar me transfertat në lekë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, me sistemin e ri, për vlerën më të vogël ose të barabartë me 10 mijë euro, komisioni i aplikuar nga banka nuk duhet të jenë më i lartë se 0.2% e vlerës së transferuar, ndërsa komisioni dysheme nuk mund të jetë më i lartë se 6 euro. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak9 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërROMË – Papa Françesku bën thirrje për çarmatim ushtarak dhe kushte më të drejta pune