PRISHTINË, 21 dhjetor /ATSH/ Nëntë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.096 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.656.937 doza të vaksinës. Deri më sot 777.730 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, informon Ministria.
“Nga 1.802 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë humbje jete. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.971. Në total numri i rasteve aktive është 314”, theksohet në njoftim.























