PRISHTINË, 21 dhjetor /ATSH/ Prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhënë 1.654.843 doza të vaksinës anti-COVID. Nga këto 776 mijë e 881 qytetarë kanë marrë edhe dozën e dytë anti-COVID.
Tashmë ka filluar të jepet edhe doza e tretë dhe ajo përforcuese anti-COVID për gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.
Ndërkohë që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin e fundit ka njoftuar për tri raste të reje pozitive me COVID-19.
Sipas këtij raporti, aktualisht në vend janë 311 raste aktive.













