Ballina Aktualitet

“Open Balkan”, Rama pret Vuçiç dhe Zaev

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot në ambientet e Pallatit të Brigadave, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Tre liderët zhvillojnë sot në Tiranë takimin e radhës në kuadër të “Open Balkan”.

Pas pritjes zyrtare pritet edhe nisja e seancës plenare me fjalën hyrëse të Kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë në orën 10:45 do të zhvillohen diskutimet e liderëve për të ardhmen e Axhendës së “Open Balkan” dhe në orën 11:30 ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve.

Në orën 12:00 do të mblidhet Forumi i Agrikulturës dhe Kooperimit Rajonal. Ndërsa në orën 13:00 parashikohet një konferencë për shtyp.

/m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi, gati lagjja e re në Manzë
Artikulli tjetërMbi 776 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë anti-COVID