Ballina Flash

SPAK: Hoteli i konfiskuar i një grupi kriminal i kalon shtetit

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ – Një hotel i konfiskuar i një grupi kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar droge i ka kaluar shtetit shqiptar.

Lajmin e bën të ditur Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), e cila nëpërmjet një postimi në Twitter ka publikuar fotot të hotelit luksoz me vlerë 5 milionë euro.

SPAK bën të ditur se ky hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge.

“Kjo pronë e konfiskuar me vlerë 5 (Pesë) milionë euro i kalon shtetit shqiptar. Hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge.  Mision i http://SPAK.al!”, thekson SPAK në një reagim në Twitter.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Biden: Mbrojtje e përbashkët mes NATO-s dhe vendeve fqinje të Lindjes
Artikulli tjetërBalluku: Kombinati në hapat e parë të fillimit të një epoke të re investimesh