Ballina Ekonomi

Akset rrugore ku ka reshje bore

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se në akset rrugore Qafë Thanë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, në Dardhë, në Llogora dhe në Tamarë kanë nisur reshjet e borës.

ARRSH bën të ditur se mjetet borëpastruese janë në terren dhe se qarkullimi vazhdon pa probleme.

“Nisur nga parashikimi i motit reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, deklaroi ARRSH.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak50-vjetori i Universitetit “Fan Noli” të Korçës, Gjinushi: Trashëgimi e vyer në arsim
Artikulli tjetërSë shpejti ligj për Institutin e Mjekësisë Ligjore