TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka takuar sot trupën e mjekëve ligjorë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Problematikat, ngarkesa e punës, vështirësitë e hasura, kanë qenë në qendër të takimit.
Për përballimin e këtij volumi pune, ministri i Drejtësisë ka falënderuar mjekët ligjorë duke u shprehur se po shihet mundësia e rritjes së strukturës, me qëllim përmirësimin e shërbimit.
Sipas Manjës, IML, si një instrument shumë i rëndësishëm në gjithë strukturën e drejtësisë, e meriton të ngrihet si nivel.
“Ne si Ministri e Drejtësisë kemi përshpejtuar hapat për hartimin e një ligji për funksionimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore”, tha Manja.
/m.m/r.e/












