Ballina Bota

COVID-19 – Gutteres vetizolohet

NJU JORK, 8 dhjetor /ATSH-DPA/ – Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është duke u izoluar si masë paraprake pasi ra në kontakt me dikë që rezultoi pozitiv me Covid-19, deklaroi një zëdhënës i tij.

“Për një kujdes të madh, ai ka anuluar të gjitha angazhimet dhe do të punojë nga shtëpia derisa të testohet të enjten, më 9 dhjetor”, theksoi Farhan Haq, një prej zëdhënësve të  sekretarit të përgjithshëm.

”Sekretari Guterres nuk ka treguar simptoma të Covid-19 dhe në testet e kryera deri tani ka rezultuar negativ”, shtoi Haq.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRritet me 6.3 % treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit
Artikulli tjetërGJERMANI – Olaf Scholz zgjidhet kancelar