Ballina Bota

GJERMANI – Olaf Scholz zgjidhet kancelar

BERLIN, 8 dhjetor /ATSH-DPA/ – Olaf Scholz do të pasojë Angela Merkelin si kancelari i  ardhshëm i Gjermanisë, pasi fitoi 395 nga 707 votat në Bundestag.

Social-demokratët e tij (SPD), së bashku me të gjelbërit dhe Demokratët e Lirë pro biznesit (FDP), kanë 416 vende në parlamentin e ri me 736 vende.

Scholz kishte nevojë për një shumicë prej 369 votash.

Social-demokrati, i cili shërbeu si zëvendës i Merkelit dhe ministër i Financave në koalicionin e madh në largim, tani pritet në Pallatin Bellevue, ku presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do ta emërojë zyrtarisht atë.

Kabineti i tij i qendrës së majtë, i përbërë nga tetë ministra dhe tetë ministre, do të jetë koalicioni i parë i këtij lloji në nivel federal në Gjermani./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Gutteres vetizolohet
Artikulli tjetërPS uron zgjedhjen e Kancelarit gjerman: Garanci më shumë në procesin e integrimit