Ballina Bota

FOKUS – Ukraina dhe NATO-ja në qendër të samitit Biden-Putin

MOSKË, 6 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan, Joe Biden do të diskutojnë tensionet rreth Ukrainës, zgjerimin e NATO-s drejt kufijve rusë dhe nismën e liderit rus për garancitë e sigurisë, në një samit virtual, që do të zhvillohet nesër, deklaroi sot zëdhënësi presidencial rus, Dmitry Peskov.

“Do të jetë e nevojshme të diskutohet se çfarë po bëhet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Gjenevë”, shtoi Peskov.

”Do të diskutohet gjithashtu edhe ajo që po zbatohet”, theksoi ai.

”Sigurisht, kjo ka të bëjë me marrëdhëniet dypalëshe, që mbeten të mjerueshme”, tha Peskov.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin është nisur për në Nju Delhi, ku do të marrë pjesë në dialogun e dytë “2+2” midis Indisë dhe Rusisë.

Putin do të takohet pasdite me kryeministrin indian Narendra Modi.

Ky është udhëtimi i dytë i Putinit jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit,  pas takimit në qershor me presidentin Biden në Gjenevë.

Putin nuk ka qenë i pranishëm në samitet e G20-s dhe COP26-s./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjirokastër, ndizen dritat e bredhit simbolik të festave të fundvitit
Artikulli tjetërShqipëri-Itali, ura të reja bashkëpunimi për të rinjtë