Shqipëri-Itali, ura të reja bashkëpunimi për të rinjtë

TIRANË 6 dhjetor /ATSH-I.Vata/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka pritur sot në një takim ministren italiane për Politikat Rinore, Fabiana Dadone.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me ministren italiane për Politikat Rinore, Fabiana Dadone, Muzhaqi u shpreh se, diskutuam për politikat e ndryshme që shteti italian ka për të rinjtë, por mbi të gjitha edhe për mënyrën më të mirë se si ne mund të zhvillojmë politika bashkëpunimi.

“Patjetër midis dy shteteve miq siç janë Italia dhe Shqipëria dhe të rinjtë sigurisht do të duhet të kenë mundësi që të zgjerojnë këto lidhje dhe këto bashkëpunime të mëtejshme”, tha Muzhaqi.

Muzhaqi shtoi se, “ky është një moment opurtun për ta diskutuar këtë meqenëse jemi në prag të hapjes së viti evropian për rininë, ku kryeqytet jonë do mbajë këtë titull dhe do të jetë momenti më i duhur për të përfshirë të rinjtë italian që ata të eksplorojnë kulturën shqiptare, mbi të gjitha të shohin se çfarë ka përtej detit dhe të kenë mundësinë të vijojnë këtu dhe ta shijojnë të gjithë eksperiencën e të qenit në Shqipëri. Por gjithashtu është dhe momenti që me ministren të mund të diskutojmë dhe mundësitë më të mira që shtete tona të bashkëpunojnë si për të përcjellë eksperiencat më të mira si për të çuar dhe më tej konceptin e Shqipërisë dhe përfshirjen tonë në BE. Patjetër, që Italia ka qenë një vend mik dhe na ka mbështetur gjatë gjithë kohës për integrimin tonë, por duke ndërlidhur rinin tonë dhe politikat rinore duke marrë eksperiencat më të mira duke shkëmbyer çdo gjë që mund të bëjmë lidhur me të rinjtë tanë. Ky është dhe momenti i parë dhe më i mirë ku ne mund ta fillojmë bashkëpunimin tonë”.

“Me ministren kuptuam se përballemi me të njëjta sfida  por dhe më të njëjta mundësi për të rinjtë tanë dhe patjetër që ky është një moment i mirë për të filluar bashkëpunimin për ta zhvilluar atë më tej dhe ishte kënaqësi se të dyja jemi të reja në këtë pozicion që na ofron mundësinë më të mirë për të qenë bashkëpunues dhe për të krijuar ura të reja jo vetëm për qeveritë tona por edhe për të rinjtë që ne përfaqësojmë. Shpresojë të na bashkoheni si për të promovuar titullin e Tiranës si kryeqytet i rinisë por dhe në ministerialin që do të kemi gjatë ditës së rinisë me 8 dhjetor ku do të mbledhim gjithë Ballkanin Perëndimor”, theksoi ajo.

Ministrja italiane për Politikat Rinore, Fabiana Dadone u shpreh se, dy vendet tona kanë përballë një sfidë por dhe një mundësi të madhe, për atë çfarë duhet të punojmë së bashku që të rinjtë të bëhen përparësi e axhendës politike të qeverive tona.

“Ne mund të bëjmë shumë në kuptimin e shkëmbimeve dhe kjo ishte biseda që bëmë së bashku. Jo vetëm për shkëmbime të historive të vendeve tona por dhe të praktikave të mira porsa i përket Agjencive tona Ndërkombëtare të Rinjve por sidomos për atë diskutim të rëndësishëm mbi konferencën dhe të ardhmen e Evropës në të cilën dhe të rinjtë e Ballkanit janë thirrur të thonë mendimin tyre edhe në vendin tonë me një konsultë që u drejtohet jo vetëm të rinjve italian por dhe vendeve, pra të rinjve të Ballkani Perëndimor për t’i përfshirë ata në një diskutim i cili do të hapi një pikë reflektimi mbi perspektivat e EVropës jo vetëm për projekte por edhe për përfshirje, sidomos për një vend si Shqipëria që kemi marrëdhënie unike dhe të veçanta si vend”, tha ajo.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.