TIRANË 6 dhjetor /ATSH-I.Vata/ Bashkia Gjirokastër ka organizuar aktivitetin për ndezjen e dritave të bredhit simbolik të festave të fundvitit.
Artistët e vegjël të Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Fato Berberi”, me interpretimet muzikore i dhanë gjallëri të veçantë këtij organizimi.
I pranishëm, kryetari i bashkisë, Flamur Golemi ka përcjellë urimin për festat e fundvitit.
“Në këtë atmosferë festash Gjirokastra zbukurohet nga një dekor i veçantë çka e bën qytetin e gurtë më tërheqës për t’u vizituar nga turistët”, u shpreh Golemi.
Zona muzeale e Gjirokastrës, Pazari karakteristik dhe rrugët e kalldrëmta janë zbukuruar me drita shumëngjyrëshe për të qenë një destinacion turistik tërheqës dhe i përzgjedhur nga vizitorët vendas dhe të huaj përgjatë fundvitit.
/a.a/r.e/























