TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme pamje ka Tirana e ndriçuar me dekorin festiv në prag të festave të fundvitit.
Në videon e publikuar nga Rama shihen dritat dhe pema gjigande e Krishtlindjeve në sheshin Skënderbej.
“Dhjetori i festave në Tiranë”, shprehet Rama.
Sheshi qendror i kryeqytetit ka rikthyer këtë dhjetor festash edhe traditën e krijuar vitet e fundit me shtëpizat prej druri, e cila është gjallërua gjatë këtyre ditëve dhe nga fëmijët dhe qytetarët e shumtë që po shijojnë këtë atmosferë festive.





















