TIRANË 3 dhjetor /ATSH-I.Vata/ Grupet e OSSH në bashkëpunim me punonjësit e bashkisë Gjirokastër kanë bërë të mundur sot riparimin e defektit shkaktuar nga moti i keq.
Lajmi bëhet i ditur nga OSHEE, e cila njofton se prurjet e mëdha të lumit Drino si pasojë e reshjeve të shiut gjatë këtyre ditëve dhe zhvendosja e shtratit të lumit, kanë dëmtuar shtyllën e fiderit Zagorie.
“Grupet e terrenit të OSSH Gjirokastër, në bashkëpunim me punonjësit e bashkisë Gjirokastër kanë punuar ditën e sotme për riparimin e defektit dhe rikthimin e linjës brenda kushteve teknike. Aktualisht, të gjithë abonentët që furnizohen nga fideri “Zagorie” i NST Gjirokastra e vjetër furnizohen normalisht me energji elektrike”, thuhet në njoftim.
/j.p/r.e/























