TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se pavarësisht reshjeve të borës në Dardhë të Korçës, qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme.
Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese po bëjnë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
“Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së. /m.m/j.p/






















