Ballina Flash

Osmani: BE të reagojë karshi retorikës destabilizuese të Serbisë në rajon

PRISHTINË, 29 nëntor/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) që të reagojë ndaj retorikës destabilizuese të Serbisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një konferencë për medie, pas takimit me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, Osmani tha se Serbia nuk është e interesuar të arrijë një marrëveshje me njohje reciproke, raporton KosovaPress.

“Kosova ka qenë pala konstruktive në procesin e dialogut, Serbia nuk është e interesuar të arrijë një marrëveshje me Kosovën. Njohja reciproke duhet të jetë në qendër të këtij procesi, fqinji jonë verior nuk dëshiron një Ballkan me paqe. BE duhet të reagojë për retorikën e ashpër të saj në rajon”, tha ajo.

Presidentja Osmani kritikoi sërish BE-në për mos liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Liberalizimi i vizave është vonuar dhe kjo e dëmton kredibilitetin e BE-së. Kjo duhet të ndodh sa më parë”, tha ajo.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjirokastër, aktivitete për Ditën e Çlirimit
Artikulli tjetërReshjet e borës, ARRSH: Qarkullim pa probleme në rrugën e Dardhës