Përgjigjja ndaj pandemisë, Manastirliu në takimin e OBSH-së në Gjenevë

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu po merr pjesë sot në sesionin special për pandeminë të Asamblesë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që po zhvillon punimet në Gjenevë.

Manastirliu u shpreh se ky takim po zhvillohet në një moment kyç të situatës së pandemisë, kur masat e koordinuara mes vendeve janë thelbësore për përgjigjen ndaj COVID-19.

“Drejtues të lartë të mbi 100 shteteve që janë mbledhur në këtë sesion të veçantë, po punojnë së bashku drejt një Traktati Ndërkombëtar për përgatitjen dhe përgjigjen ndaj pandemisë dhe emergjencave shëndetësore”, informoi ministrja.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.