Ballina Flash

Mbahet në Elbasan mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës mbahet këtë të premte në qytetin e Elbasanit.

Sipas agjendës së publikuar nga zyra për shtyp e Kryeministrisë, do të ketë një takim mes dy kryeministrave, si dhe  takime të veçanta mes ministrave të dikastereve homologe, ku do të bëhet një vlerësim i zbatueshmërisë së marrëveshjeve të arritura më para. Më pas do të ketë dhe një takim të përbashkët mes dy qeverive, i cili do të pasohet me nënshkrimin e 16 marrëveshjeve me fokus në fushën e lëvizjes së lirë, arsimit, drejtësisë, infrastrukturës, kulturës dhe lehtësimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar.

Gjatë këtij takimi do të nënshkruhet marrëveshja për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore, si dhe marrëveshja për lejet e qëndrimit në afat 5-vjeçar, ku përmes një aplikimi të thjeshtë qytetarët nga të dyja vendet do të marrin të drejtën e qëndrimit dhe njëkohësisht dhe lejen e punës në vendet respektive.

Agjenda e plotë:

09:45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës

10:00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

10:10 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë

Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Fjalë e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar

11:20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

11:30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

12:05 – Foto e përbashkët

12:10 – Drekë zyrtare shtruar nga Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, në nder të Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe delegacioneve të dy Qeverive

13:10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë

Bashkëbisedim i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të Kosovës, Z. Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkëpunim mes vendeve në kuadër të Procesit të Berlinit
Artikulli tjetërTërmeti i 26 Nëntorit, Rama: Jemi ngritur më të fortë