Ekspozitë për yllin e pop-it Amy Winehouse

LONDËR, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Një ekspozitë e madhe retrospektive për jetën dhe karrierën e yllit të pop-it Amy Winehouse u përurua në ”Design Museum” në Londër, nga babai i këngëtares, Mitch Winehouse.

Ekspozita hapet për të përkujtuar këngëtaren që vdiq në moshën 27-vjeçare në vitin 2011, po përshkon ekzistencën e saj përmes një sërë objektesh personale, disa të ekspozuara për herë të parë, duke përfshirë edhe kitarën e saj të parë elektrike dhe fletoret e shkruara me dorë, si dhe një turne gjithëpërfshirës mes videos dhe muzikës.

Gjithashtu në muze janë ekspozuar edhe një seri e objekteve ikonike si çanta e kuqe ”Moschino” dhe fustani i verdhë që Winehouse veshi në Brit Awards në 2007.

Ekspozita është e hapur për publikun nga data 26 nëntor deri më 10 prill 2022./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.