Kursi i këmbimit, leku forcon pozitat ndaj monedhave të huaja

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten leku fitoi terren ndaj dollarit amerikan, monedhës evropiane dhe paundit britanik, ndërsa u dobësua kundrejt frangës zvicerane.
Sipas kursit të këmbimit valutor vendas, dollari amerikan këmbehet me 108 lekë ose 0.14 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha evropiane zbriti në kuotën 121.20 lekëve, ose 0.10 lekë më pak dhe paundi britanik ra me 0.59 lekë dhe këmbehet me 143.90 lekë.

Ndërsa franga zvicerane u ngjit me 0.15 lekë dhe këmbehet sot në kotën e 115.72 lekëve.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 108.00 -0.14
Euroja EUR 121.20 -0.10
Poundi britanik GBP 143.90 -0.59
Franga zvicerane CHF 115.72 +0.15
Jeni Japonez (100) JPY 93.63 -0.37
Dollari Australian AUD 77.60 -0.44
Dollari Kanadez CAD 85.25 -0.03
Korona Suedeze SEK 11.89 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 12.05 -0.08
Korona Daneze DKK 16.30 -0.01
SDR SDR 150.54 -0.29
Ari (OZ 1) XAU 193320.00 -306.83
Argjend (OZ 1) XAG 2546.23 -1.55
Juani Kinez (onshore) CNY 16.91 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 16.90 -0.02
Lira Turke TRY 9.02 +0.41

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.