Ballina Flash

Lirohen nga detyra prefektët e Tiranës dhe Elbasanit

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra e prefektit të Qarkut të Tiranës Mersin Murataj dhe emërimin e Afrim Qëndros në këtë post.

Gjithashtu Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra e prefektit të Qarkut të Elbasanit, Spiro Maliqi dhe emërimin në këtë detyrë të Majlinda Perriut.

Këshilli i Ministrave, me propozim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, vendosi sot gjithashtu Albert Nikollën për anëtar të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSistemi i Urgjencës Kombëtare me standard evropian
Artikulli tjetërRomancieri grek Christos Chomenidis nderohet me Çmimin Evropian të Librit