Ballina Flash

Romancieri grek Christos Chomenidis nderohet me Çmimin Evropian të Librit

ATHINË, 18 nëntor /ATSH-ANA/- Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka uruar në një postim në rrjetet sociale, romancierin grek Christos A. Chomenidis, pasi ai u nderua me Çmimin Evropian të Librit (Le Prix du Livre Européen) për romanin e tij ‘Niki’.

Kryeministri grek, Mitsotakis tha se,” urimet e tij vijnë në kuadër të një lexuesi dhe të një miku të mire”.

Gjithashtu, ministrja e Kulturës dhe Sporteve, Lina Mendoni, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka uruar Chomenidis për çmimin e tij, duke theksuar se vepra e romancierit, nderon shkrimet greke dhe Greqinë”. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLirohen nga detyra prefektët e Tiranës dhe Elbasanit
Artikulli tjetërTrajtim me pagë dhe shtesa mbi pagë për punonjësit e Gardës