TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra e prefektit të Qarkut të Tiranës Mersin Murataj dhe emërimin e Afrim Qëndros në këtë post.
Gjithashtu Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra e prefektit të Qarkut të Elbasanit, Spiro Maliqi dhe emërimin në këtë detyrë të Majlinda Perriut.
Këshilli i Ministrave, me propozim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, vendosi sot gjithashtu Albert Nikollën për anëtar të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
/a.a/r.e/
