TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Martin Scorsese është pa dyshim një nga kineastët më të mëdhenj që ka parë ndonjëherë Hollywood-i. Regjisori Martin Scorsese nuk ka nevojë për prezantim, pasi dekadat e tij të kontributit në botën e kinemasë, e kanë ndihmuar të krijojë një vend të artë për veten.
I shpallur si një nga figurat kryesore në Hollywood, ka shumë pak njerëz në industri, të cilët mund të ruajnë aq shumë vlerësime sa Scorsese. Me gjithsej 25 filma në brezin e tij, Scorsese është i njohur për stilin unik të kinemasë, i cili është një kënaqësi e pastër për adhuruesit e filmit.
Ndërsa Scorsese feston sot ditëlindjen e tij të 79-të, katalogu i pabesueshëm i punës së regjisorit fitues të Oskarit, përfshin gjashtë dekada dhe zgjedhja e disa prej momenteve të tij më të famshme është e vështirë, por edhe një kënaqësi e vërtetë, pasi përmendim kryevepra si: “Taxi Driver”, “The King of Comedy”, “Raging Bull”, “Goodfellas”, “Casino”, “The Departed”, “Gangs Of New York”, “The Wolf Of Wall Street”.
E ashtu si edhe vetë autori ka thënë: “Filmat prekin zemrat tona, zgjojnë vizionin tonë dhe ndryshojnë mënyrën se si i shohim gjërat. Ata na çojnë në vende të tjera. Ata hapin dyert dhe mendjet. Filmat janë kujtimet e jetës sonë. Ndaj ne duhet t’i mbajmë ata gjallë”.
/r.e/























