Ballina Bota

COP26 – 200 vende vendosin uljen globale të përdorimit të qymyrit

GLASGOU, 14 nëntor /ATSH-DPA/ – Konferenca e OKB-së për Ndryshimet Klimatike në Glasgou (COP26) u bëri thirrje të shtunën vendeve të botës që të fillojnë uljen graduale të prodhimit dhe përdorimit të qymyrit, në marrëveshjen e parë të këtij lloji.

Teksti përfundimtar i samitit u miratua përfundimisht nga rreth 200 shtete, një ditë pasi bisedimet fillimisht ishin planifikuar të përfundonin.

Shumë shtete ishullore, duke përfshirë përfaqësuesin e ishujve Fixhi, kanë kritikuar ndryshimin e propozuar të minutës së fundit për t’u bërë thirrje palëve të “ulin gradualisht” dhe jo “të heqin gradualisht” qymyrin.

Por, kjo është përmendja e parë e qartë zyrtare për lëndët djegëse fosile në një marrëveshje të OKB-së për klimën.

Teksti përfundimtar kërkon gjithashtu heqjen graduale të subvencioneve joefikase të karburanteve fosile dhe që kombet të forcojnë objektivat e tyre për uljen e emetimeve për vitin 2030 deri në fund të vitit të ardhshëm në një përpjekje për të kufizuar ngrohjen e rrezikshme./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonjufca: Uroj që ky proces të shkojë mbarë e mirë
Artikulli tjetërEkstradohet nga Anglia 47-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar