Ballina Flash

Konjufca: Uroj që ky proces të shkojë mbarë e mirë

PRISHTINË, 14 nëntor/ATSH/- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin e Edukimit.

Pasi ushtroi të drejtën e votës ai kërkoi që qytetarët sa më shumë të dalin dhe të votojnë.

Kryeparlamentari uroi që ky proces i raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të shkojë mirë dhe secili të pranojë rezultatin e zgjedhjeve.

“Sapo e shfrytëzova të drejtën demokratike e qytetare për të votuar kështu mendoj se duhet të bëjnë qytetarët e Kosovës në mënyrë sa më masive meqenëse sot është vendimi për të zgjedhur kryetarët e komunave anë e mbarë Kosovës. Pra, në këtë pjesë të balotazhit do zgjedhën edhe më shumë kryetar komunash sesa që u zgjedhën në raundin e parë. Sa më shumë qytetar është e rëndësishme që të dalin në zgjedhje dhe urojmë që procesi zgjedhor të shkoj mbarë e mirë që mos të ketë parregullsi. Të përmbyllet në mbrëmje në mënyrë të ndershme që pastaj secili ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve”, theksoi ai.

Në bazë të të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri tani në deri në orën 11:00 në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen sot në Kosovë të drejtën e votës e kanë ushtruar 88 mijë e 622 qytetar apo rreth 7.22%.

Sot në 21 komuna të Kosovës është duke u zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Të drejtë vote në këto palë zgjedhje kanë 1,260,571 qytetarë, ose rreth 33% më pak se në raundin e parë. Gjatë ditës së sotme këta qytetarë do të mund të votojnë në 575 Qendra të Votimit, përkatësisht 1638 vendvotime./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAeroporti dhe porti i ri në Vlorë së shpejti kantier ndërtimi
Artikulli tjetërCOP26 – 200 vende vendosin uljen globale të përdorimit të qymyrit