Ballina Bota

FRANKFURT – Operatori gjerman ‘Fraport’ optimist për vitin 2021

FRANKFURT, 9 nëntor /ATSH –DPA/- Rimëkëmbja e trafikut ajror nga kriza e koronavirusit ka përmirësuar perspektivat e operatorit të aeroportit të Frankfurtit ‘Fraport’ këtë vit.

Numri i pasagjerëve që përdorin aeroportin e Frankfurtit duhet të arrijë objektivin e synuar prej 20-25 milionë, njoftoi sot kompania.

Fitimet vjetore pritet të jenë pozitive, ndërsa fitimet bruto operative duhet të arrijnë 650- 700 milion euro (753- 811 milion dollarë), duke tejkaluar pritshmëritë e performancës. Drejtuesit e kompanisë kishin supozuar një shifër të fitimeve vjetore nga 460-610 milion euro.

Në tremujorin e tretë, operatori i aeroportit të Frankfurtit ‘Fraport’ rriti të ardhurat me 70 për qind në pothuajse 691 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

‘Fraport’ përfitoi gjithashtu nga pagesat e kompensimit për investimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Slloveni dhe Greqi. Ky ishte një fitim prej gati 77 milionë eurosh për aksionerët, pas një humbje prej 304 milionë euro në verën e vitit 2020. //a.i

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbërrijnë 74 880 doza të vaksinës Pfizer
Artikulli tjetërDPSHTRR masa disiplinore ndaj 16 punonjësve, palë në raste abuzimi