Ballina Flash

Shqipëri-Emiratet e Bashkuara, bashkëpunim për zgjerimin e industrisë kreative

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u prit në një takim nga ministrja e Kulturës dhe Rinisë e Emirateve të Bashkuara Arabe, Noura bint Mohammed Al Kaabi.

Gjatë takimit, Margariti dhe Al Kaabi biseduan për politikat për fëmijët dhe mbështetjen e të rinjve.

“Pas një vizite në pavijonin impresionues të Emirateve të Bashkuara Arabe në Expo 2020 Dubai, një shembull i ndërthurjes së traditës me modernen, pata rastin të zhvilloja një takim me ministren e Kulturës dhe Rinisë, shkëlqesinë e saj, Noura bint Mohammed Al Kaabi”, tha Margariti.

Ministrja Margariti u shpreh se “politikat për fëmijët, mbështetja e sa më shumë të rinjve dhe zgjerimi i industrisë kreative ishin disa nga pikëtakimet tona, ku shpresojmë të bashkëpunojmë në të ardhmen”.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKorçë-Ersekë, kryhen 74% e volumit të punimeve
Artikulli tjetërKreditë me probleme në nivelin më të ulët