Ballina Ekonomi

Kreditë me probleme në nivelin më të ulët

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Kreditë me probleme vijuan rënien edhe në muajin shtator.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, raporti i kredive me proobleme u ul në nivelin 6.5 %, nga 6.9 % që ishte një muaj më parë.

Sipas BSH-së, treguesi 6.5 % është niveli më i ulët i kredive me probleme i regjistruar që prej nëntorit të vitit 2008.

Përmirësimi i ekonomisë ka ndikuar pozitivisht në aftësinë paguese të subjekteve huamarrëse. Për tremujorin e dytë të këtij viti, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 17.9 % dhe tejkaloi nivelet e vitit 2019, para pandemisë.

Ndërsa rol po aq të rëndësishëm në rënien e raportit të kredive me probleme ka pasur rritja e kreditimit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha këtë javë se portofoli i kredisë bankare u rrit me 8.9 % në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, i diktuar nga zgjerimi i kredisë në lekë, i kredisë për qëllime investimi dhe i asaj për blerje banese.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Emiratet e Bashkuara, bashkëpunim për zgjerimin e industrisë kreative
Artikulli tjetërRisi nga Transporti Rrugor, në Certifikatën e Kolaudimit edhe kilometrat real të automjetit