Ballina Ekonomi

Korçë-Ersekë, kryhen 74% e volumit të punimeve

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Në kantierin Korçë-Ersekë, Loti 2, po punohet me ritme të larta  dhe deri tani janë kryer 74 % e volumit të punimeve.

Përmes një njoftimi për shtyp të ARRSH-së bëhet e ditur se deri tani ka përfunduar ndërtimi i disa veprave të artit (tombono rrethore dhe Box).

Po ashtu, po punohet për ndërtimin e mureve pritëse të betonit dhe terramesh për formimin e trupit të rrugës.

Një tjetër ndërhyrje po kryhet për gërmimin dhe mbushjen në nyjën lidhëse të rrugës ekzistuese me rrugën e re.

Përfundimi i kësaj vepre do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Korça për në Kolonjë.

Ndërtimi i aksit rrugor Korçë-Ersekë nuk do të shërbejë vetëm për të përmirësuar lëvizjen e automjeteve. Projekti përfshin edhe ndërtimin e trotuareve, korsive të biçikletave, ndriçimin dhe gjelbërimin.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Shifrat në rritje ulin në tryezë ministrat e landeve gjermane
Artikulli tjetërShqipëri-Emiratet e Bashkuara, bashkëpunim për zgjerimin e industrisë kreative