Ballina Flash

Dyfishim i ndihmës ekonomike për familjet me mbi 3 fëmijë


TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me qytetarë përfitues të skemës së mbrojtjes sociale, të cilët i garantoi për vëmendjen e qeverisë për të rritur mburojën sociale për shtresat më në nevojë.

Në fjalën e saj Manastriliu tha se “në këtë qasje, me buxhetin e ri do të rrisim me 10 % pagesën e ndihmës ekonomike për çdo familje që është pjesë e kësaj skeme. Për familjet të cilët kanë mbi 3 fëmijë nën moshën 18 vjeç, masa e ndihmës ekonomike do të dyfishohet”.

“Për kategoritë e veçanta të cilët janë pjesë e mbështetjes sociale direkte dhe që janë fëmijët jetimë dhe gratë e trafikuara e të dhunuara me urdhër mbrojtje, masa e ndihmës ekonomike do të trefishohet”, nënvizoi Manastirliu duke shtuar se këto janë tri mbështetje direkte, të cilat janë të përfshira në paketën e buxhetit 2022.

Ministrja Manastirliu tha se “ne nuk do të ndalemi këtu, jo vetëm aspekti i ndihmës ekonomike direkte, por gjithashtu subvencioni për vaksinimin e fëmijëve do të vazhdojë, subvencioni për mosbraktisjen e shkollës do të vazhdojë, mbështetja për kompensimin e energjisë elektrike do të vazhdojë”.

“Shtresat në nevojë dhe grupet që janë më në nevojë do të jenë të mbrojtura, sikurse kanë qenë deri tani, do të vijojnë të jenë edhe me buxhetin 2022 që është buxheti i qytetarëve”, tha Manastirliu.

/k.s/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Ekspertët: Iluzion të mendosh se pandemia ka mbaruar
Artikulli tjetërVeliaj: Zero shanse për të shantazhuar bashkinë