Ballina Bota

MV – Mbi 200 000 raste me COVID-19

SHKUP, 26 tetor /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut ka regjistruar 511 raste të tjera COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 497 pacientë me janë shëruar nga koronavirusi i ri.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 200 412, prej të cilëve 187 149 janë shëruar.

Po ashtu, MV ka regjistruar edhe 10 viktima të tjera, duke e çuar në 7 072 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 6 191./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Siçilia goditet nga një uragan
Artikulli tjetërOsmani: Serbia nuk synon të nënshkruajë marrëveshje finale me Kosovën