Ballina Bota

ITALI – Siçilia goditet nga një uragan

CATANIA, 26 tetor /ATSH-ANSA/ – Shiu i paparë i ka shndërruar rrugët e kryeqytetit në lumenj të dalë nga shtrati dhe Piazza Duomo-n në një liqen.

Një burrë ka humbur jetën në Gravina di Catania i mbytur, ndërsa dilte nga makina e tij, nga ujrat e rrëmbyeshëm të krijuar nga stuhia që ka prekur prej orësh kryeqytetin dhe provincën.

Situata është rënduar edhe nga ujërat e rreshjeve të derdhura në qytet nga fshatrat, si edhe nga ndërprerja e energjisë elektrike që ka goditur qendrën historike./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëveshjet Kosovë-Shqipëri, nivel tjetër bashkëpunimi
Artikulli tjetërMV – Mbi 200 000 raste me COVID-19