Ballina Ekonomi

Marrëveshjet Kosovë-Shqipëri, nivel tjetër bashkëpunimi

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi priti sot në takim koordinatorin e Sekretariatit për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri, Gentian Sala.

Ekonomi tha se “pata rastin të diskutoja punën e madhe që ka përpara, për ta çuar një tjetër nivel bashkëpunimin mes dy vendeve tona, e sidomos me një fokus të dedikuar edhe shërbimeve që i ofrojmë qytetarëve tanë në dy anët e kufirit”.

Kosova dhe Shqipëria u dakordësuan në shtator gjatë vizitës që Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Prishtinë, për ngritjen e një sekretariati koordinues për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive do të mbahet në javën e fundit të nëntorit.

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLibrazhd, vijon ndërtimi i pritës mbi lumin Shkumbin
Artikulli tjetërITALI – Siçilia goditet nga një uragan