Ballina Flash

Zona Evropiane e Kërkimit, akademiku Merkoçi përzgjidhet mes 25 shkencëtarëve nga bota

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Akademiku Arben Merkoçi është përzgjedhur në grupin e punës për Zonën Evropiane të Kërkimit ERA mes 25 shkencëtarëve të zgjedhur nga të gjitha vendet e botës.

Arben Merkoçi është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe drejtues i NanoAlb në këtë institucion. Ai punon si profesor në Institutin e Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë, ICN2 të Katalanjës në Spanjë.

Zona Evropiane e Kërkimit (ERA), ku prof. Merkoçi është tashmë anëtar i grupit të punës, është një mision që lidhet me vizionin e kërkimit pa kufij, inovacionin dhe teknologjinë në të gjithë BE-në. Edhe pse ERA ka ardhur duke u zgjeruar që nga viti 2000, Komisioni Europian së fundmi i ka hyrë ambicies për rigjallërimin e saj, duke u angazhuar për riafirmimin dhe koordinimin e shteteve anëtare për të forcuar qarkullimin e lirë të studiuesve, por edhe të njohurive, përsosmërisë, karrierës tërheqëse, shanseve të barabarta dhe bashkëpunimit midis aktorëve të kërkimit dhe inovacionit, dhe për të investuar kërkimin dhe inovacionin.

Nën kryesimin e profesoreshës Kerstin Sahlin të Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, grupi i punës do të angazhohet me institucionet evropiane, veçanërisht në Komisionin Evropian, dhe do të bashkëpunojë me organizatat ombrellë me të njëjtin vizion në fokusin evropian të kërkimit dhe inovacionit. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama thirrje vajzave dhe grave: Diagnostikimi i hershëm shmang rrezikun e kancerit të gjirit
Artikulli tjetërAtletet e Michael Jordan shiten për 1,5 milionë dollarë