Atletet e Michael Jordan shiten për 1,5 milionë dollarë

NJU JORK, 25 tetor /ATSH-DPA/ – Një palë atlete nga legjenda e NBA, Michael Jordan u shitën 1,47 milionë dollarë në ankand.

”Blerësi ishte Nick Fiorella”, deklaroi shtëpia e ankandeve Sotheby’s.

Fiorella është një koleksionist i njohur sporti.

Atletet ”Nike Air Ship” që ai bleu ishin veshur nga Jordan në sezonin e tij të parë në NBA në 1984.

”Në prill, një palë atlete të veshura nga reperi amerikan Kanye West në çmimet Grammy 2008 u shitën për 1,8 milionë dollarë, shuma më e lartë e paguar në ankand për një palë atlete”, sipas Sotheby’s./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.