TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca i dorëzoi sot progresraportin e Komisionit Evropian të vitit 2021 për Shqipërinë kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Soreca u shpreh në një reagim se, “roli i opozitës është thelbësor në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të përfshira në raport”.
“Ne patëm një diskutim të plotë edhe për axhendën parlamentare të PD-së për muajt në vijim”, tha Soreca.
“BE mbështetet rolin pozitiv që ka luajtur lidershipi i PD-së në këtë moment të rëndësishëm politik për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, tha Soreca.
/j.p/r.e/












