Ballina Flash

”Tesla” shënon rekord të të ardhurave në tremujorin e tretë

TEKSAS, 21 tetor /ATSH-AA/ – Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike ”Tesla” arriti të ardhurat dhe fitimin më të mirë ndonjëherë në tremujorin e tretë të këtij viti.

Të ardhurat neto të ”Tesla”-s u rritën me 389 për qind në bazë vjetore në 1.62 miliardë dollarë në korrik-shtator të këtij viti, thuhet në deklaratën e kompanisë.

”Kompania regjistroi 13.8 miliardë dollarë të ardhura totale, 57 për qind më shumë në të njëjtën periudhë. Kjo i detyrohet rritjes së dërgesave të automjeteve dhe pjesëve të tjera të biznesit”, thuhet më tej.

Fitimi bruto i kompanisë u rrit me 77 për qind në bazë vjetore në 3.7 miliardë dollarë në tremujorin e tretë.

Duke planifikuar të zgjerojë kapacitetin e saj prodhues sa më shpejt që të jetë e mundur, kompania tha se “gjatë një horizonti shumëvjeçar, ne presim të arrijmë një rritje mesatare vjetore prej 50 për qind në dërgesat e automjeteve”, në varësi të kapacitetit të pajisjeve, efikasitetit operacional si dhe kapacitetit dhe stabilitetit të zinxhirit të furnizimit.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEvakuimi nga Afganistani i 57 personave të lidhur me sportin, presidenti i FIFA-s falënderon Ramën
Artikulli tjetërSiguria ushqimore, Krifca: ISUV, i akredituar për 96 teste laboratorike