Ballina Ekonomi

Siguria ushqimore, Krifca: ISUV, i akredituar për 96 teste laboratorike


TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Rritja e sigurisë ushqimore është një ndër sfidat e ministres së re të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Gjatë një vizite në ambientet e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, ministrja Krifca bëri të ditur se akreditimi tashmë me 96 teste për kryerjen e analizave që nga bimët e deri te ato me origjinë shtazore, janë një element më shumë garancie për sigurinë ushqimore në vend.

Krifca shtoi se këto analiza që më parë kryheshin jashtë vendit kërkonin më shumë kohë dhe kostot, ndërsa tanimë përpos eliminimit të këtyre shpenzimeve me akreditimin bëhet e mundur reagimi më i shpejt dhe më fleksibël ndaj rezultateve.

Përgjegjësi i Departamentit të Cilësisë pranë ISUV-it, Pëllumb Aleksi tha se këto teste janë të njohura në Evropë dhe më gjerë.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak”Tesla” shënon rekord të të ardhurave në tremujorin e tretë
Artikulli tjetërNikolla në Athinë, takime me homologët e Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë