Ballina Flash

Kukës, rehabilitohet infrastruktura në 3 lagje të qytetit

TIRANË 1 tetor /ATSH-I.Vata/ Kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici inspektoi sot punimet për rikualifikimin e rrugicave që po kryhen në lagjen 4, 5, 6 të qytetit të Kukësit.

Puna për rikualifikimin e rrugicave në lagjet 4, 5, 6 të qytetit të Kukësit është drejt përfundimit, pasi sot punonjësit e bashkisë Kukës kanë nisur shtrimin me shtresën e dytë të asfaltimit.

Gjithashtu, ka përfunduar sistemimi i trotuareve, ndriçimit, vendosja e stolave dhe mbjellja me pemë dekorative.

Kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici tha se vijon ecuria e punimeve me ritme shumë të shpejta për përfundimin e lagjeve 4, 5 dhe 6 të qytetit.

“Një investim i prekshëm tashmë për të gjithë banorët  e këtyre lagjeve. Me mbarimin e rikualifikimit të lagjeve 4, 5, 6, do fillojë puna dhe në lagjet të qytetit. Rikualifikimi i lagjeve në tërësi do bëjë që çdo lagje të ketë hapësira të gjelbra, kënde lojërash për fëmijë, vendqëndrime për grupmosha të ndryshme si dhe riparim fasadash”, tha ai.

Lagjet 4, 5, 6 të qytetit të Kukësit ishin lënë në harresë për dekada, duke u kthyer në problem serioz për komunitetin, por tani me rikualifikimin lagjet në qendër të qytetit të Kukësit janë me standardeve europiane.

Investimi për rehabilitimin e lagjeve 4, 5 dhe 6 në Kukës kap shifrën e 4.5 miliardë lekëve.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Pasaporta, e detyrueshme për evropianët që hyjnë në BM
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 647 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit