TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka përshëndeti sot marrëveshjen për targat Kosovë – Serbi.
“Shqipëria mirëpret marrëveshjen e arritur sot në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Xhaçka në reagimin e saj.
“Vazhdimi i dialogut është e vetmja mënyrë për të ecur përpara në frymën e bashkëpunimit, ndaj të cilit Shqipëria është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshme në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe”, tha Xhaçka.
/r.e/























